Konjufca: Kurtin nuk e rrëzoi Grenelli, por interesat e këtyre katër personave

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka komentuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Glauk Konjufca në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin ka thënë se qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti nuk e ka rrëzuar Grenelli ose Amerika por grupimi i interesave të disa individëve.

Ish-ministri i Jashtëm tha se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u fuqizuan aq shumë sa që kjo ju pengoi njerzëve si Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn.

“Kurti u rrëzua sipas interesave të përbashkëta të këtyre katër personave që nuk është vetëm politikë. Aty ka biznese të shumta, terminale, tendera e shumë miliona që i kanë të përbashkët këta katër persona”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Glauk Konjufca tha se Vetëvendosje bëri koalicion me LDK-në e Vjosa Osmanit e jo me LDK-në e Isa Mustafës.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj do të bëhen gjithmonë bashkë.

“Nëse VV i fiton zgjedhjet këta do të jenë gjithmonë bashkë pasi të përbashkëta i kanë interesat”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca./Telegrafi/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close