Hoti i përgjigjet VV’së nga Uashingtoni

Hoti i përgjigjet VV’së nga Uashingtoni, thotë se s’do të bëjë kompromise me Serbinë

Kryeministri Avdullah Hoti nga Uashingtoni tha se Kosova ka momentin më të mirë se asnjëherë më parë për të përmbyllur formimin e shtetësisë së saj.

“I ftoj të gjithë edhe Vetëvendosjen edhe opozitën që të jemi të bashkuar në këtë çështje në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kemi mjaft tema që mund të bëjmë garë politike. Dialogu është temë strategjike, është momentum i jashtëzakonshëm për ta përmbyllur pasi kemi mbështetje të madhe të miqve kryesorë. S’është pasqyrë e mirë kur për çështje të tilla të zhvillohet rivalitet politik”, ka thënë Hoti në Klan Kosova.

Përkundër akuzave të Vetëvendosjes se Qeveri Hoti nuk e ka legjitimitetin dhe legalitetin për të biseduar për fatin e Kosovës, vetë kryeministri thotë se detyrat e tyre janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendin dhe se i ka kompetencat e plota dhe legalitetin e plotë për bisedimet me Serbinë.

Por, a do të bëjë kompromis Avdullah Hoti siç ka paralajmëruar Aleksandër Vuçiqi serbët?

“Të gjitha kompromiset Kosova i ka bërë me Pakon e Ahtisaarit. Krejt Kushtetuta e Kosovës është kompromis sa i përket komuniteteve. E kemi kryer fazën e kompromiseve për të vazhduar më tej. Momentum më të mirë nuk shoh. Ne duhet të tregojmë maturinë shtetëore për t’i dhënë frymë procesit të dialogut derisa shihemi si pala konstruktive e tij. Nuk shtrohet asnjëherë në diskutim çështja e pavarësisë dhe integritetit territorial. Ajo që na kërkohet neve është të dialogojmë se si t’i normalizojmë marrëdhëniet”.

Hoti tha se nuk mund të jep përgjigje nëse në këtë takim të 4 shtatorit mund të merr pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, por tha se me sekretarin e shtetit Mike Pompeo do të takohen të premten.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close