Haxhi Avdyli paralajmëron partinë e re me Vjosa Osmanin

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli ka deklaruar sot se bashkë me kryeparlamentaren Vjosa Osmanin mund të krijojnë një parti të re, pas pakënaqësive brenda Lidhjes Demokratike, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se ky opsion nuk mund të përjashtohet.

“Të gjitha mundësitë janë të hapura dhe me kohë njoftoheni. Nuk hiqet mundësia që të krijohet një organizim i ri”, ka thënë Avdyli.

Megjithatë, kjo sipas tij mund të ndodhë vetëm në rrethana të caktuara.

“Nëse edhe PDK hyn në Qeveri, do të jetë momenti kur nuk ke më çka lufton për parime, sepse shkelet çdo parim”, ka deklaruar Avdyli.

Avdyli jep detaje për krijimin e partisë së re, bashkë me Vjosa Osmanin dhe të tjerët.

“Nëse koalicioni me PDK-në bëhet përkundër vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, atëherë të gjitha mundësitë janë të hapura”, ka thënë ai në njërin prej televizioneve vendore.

Ai madje tregoi se tashmë janë diskutuar edhe hapat për krijimin e partisë së re, por siç thotë ai, e gjitha kjo varet nga veprimet e LDK-së.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close