Cili është paralajmërimi i Konjufcës?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie për shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja të parakohshme.

Ai ka shprehur bindjen se rezultati i zgjedhjeve të reja do të ishte më i ndryshëm sesa i atyre të 6 tetorit 2019.

Sipas tij, një gjë e tillë do të ndodhë pasi qytetarët e vendit i njohin të gjitha partitë dhe e dinë se për cilën duhet të votojnë, dhe se kush duhet të udhëheqë vendin në qeverisjen e re.

Megjithatë, Konjufca nuk ka treguar nëse Vetëvendosje beson se do të mund të fitojë 51 për qind të votave, të cilat do t’i siguronin mundësinë asaj si parti e vetme që të formojë qeverinë e re.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosje doli e para, por pas hyrjes në qeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, koalicioni u prish në mesin e pandemisë me COVID-19 për shkak të përçarjes së dy partive, e cila çoi në formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close