Skënder Hyseni ‘xhentelmen’, u lë bakshish kamarierëve në Amerikë me para të taksapaguesve kosovarë!

Mbi 6 mijë e 800 euro i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës tri udhëtimet e koordinatorit shtetëror për dialogun, Skënder Hyseni, dhe stafit të tij.

Rreth gjysma e tyre apo 3 mijë e 66 euro u shpenzuan për udhëtimin e Hysenit në Amerikë javën e parë të gushtit. Prej tyre 1 mijë e 290 euro për biletë, 659 euro për akomodim dhee 540 euro për dreka e darka.

Njëra prej darkave të Hysenit, sipas faturave të siguruara përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, kap shifrën prej rreth 311 dollarë. Në restorantin ku ai qëndroi për darkë, përveç 261 dollarëve sa i ka kushtuar darka, Hyseni me para të taksapaguesve la bakshish 50 dollarë, raporton KOHA.

Nënshkrimi i Hysenit është vënë edhe në një faturë tjetër, e që kap shifrën prej sakt 244 eurosh, prej të cilave 36 dollarë janë lënë po ashtu për bakshish.

Katër netët nga vizita e tij në Amerikë, koordinatori shtetëror për dialogun i kaloi në këtë hotel në Washington DC, ku për një natë pagoi 169 dollarë.

Para se të udhëtonte për në Amerikë, Skënder Hyseni qëndroi në Bruksel. Për tri ditë Hyseni e shoqëruesit e tij, Gazmend Qorraj dhee Muhamet Mustafa, shpenzuan 1 mijë e 870 euro e 44 centë.

Për një darkë në Bruksel, Skënder Hyseni, hargjoi 169 euro e 50 centë. Prej tyre 63 euro për 300 gramë biftek irlandez, dhe 46 euro për verë.

Biftekë e verë Hyseni porositi edhe në ditën e fundit të qëndrimit në Bruksel, darkë për të cilën pagoi mbi 145 euro.

Në hotelin, ku qëndroi për tri ditë, Skënder Hyseni pagoi 119 euro për akomodim.

Porosinë e njëjtë, biftekë e verë, Hyseni e bëri edhe gjatë udhëtimit të tij të parë për në Bruksel, një ditë pasi u emërua në postin e koordinatorit për dialog.

Për dy darka pagoi 252 euro e 50 centë, dhe 135 euro për dy verëra.

Detyrën si udhëheqës i bisedimeve me Serbinë në nivel të ekspertëve Skënder Hyseni e mori më 21 korrik 2020.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close