Paralajmërohen surpriza në takimin e 4 shtatorit në Washington

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi se ekipi negociues i Serbisë do të shkojë në Uashington me projekte konkrete të lidhjes ekonomike, propozime për projekte infrastrukturore, mbështetje për të rinjtë, fermerët dhe biznesmenët e të gjitha kombësive në Kosovë.

Sipas tij delegacioni serb do të bëjë gjithçka për të shmangur tërheqjen Serbisë në lojërat gjeopolitike të fuqive të mëdha, por ai vlerësoi se surprizat janë të mundshme në takimin në Uashington.

Gjuriq i tha “TV Prva” se ishte një befasi personale për të që disa qarqe politike në Beograd, në vend që të siguronin mbështetje, “goditën pas shpinë” ekipin kombëtar serb, të udhëhequr nga Presidenti Aleksandër Vuçiq, duke akuzuar Vuçiqin se tradhtonte Kosovën ose po e tërhiqte Serbinë në konflikte të madh me perëndimin.

Gjuriq deklaroi se Beogradi i kërkoi KFOR-it që të krijojë një prani të përhershme në terren në Babin Most, duke vlerësuar se “sulmi ndaj serbëve në atë fshat nuk është i rastësishëm, por një pasqyrim i politikës ekstremiste të ndjekur nga politikanët shqiptarë”.

Gjuriq vlerësoi se policia e Kosovës padyshim “nuk është e gatshme ose e paaftë” për të mbrojtur serbët në Babin Most.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close