Kurti për udhëtimet zyrtare ‘ka bileta aeroplani 2 mijë euro por edhe bileta që kushtojnë 200 euro’

Në 100 ditëshin e punës së qeverisë në krye me Albin Kurti, kishte deklaruar para ministrave në detyrë për punët që janë bërë brenda kësaj periudhë kohore. Duke folur për ndërrimin e bordeve të ndërmarrjeve publike, Kurti tha se nuk janë hakmarrje ndaj askujt por ndalim i keqpërdorimit.

Ai tha se është dashur ‘intervenim i shpejt për të ndalur humbje të parasë publike’.

Kurti tha se në 100 ditë janë marrë 192 vendime nga qeveria. Kurti, përmendi edhe vendimet që kursejnë paratë publike.

“Nga ulja e kabintetit qeveritar do të kursehen 1.4 milion në vit, siq janë zvogëlimi i numrit të ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve etj. Nga zbitja e pagave dhe pagat e tyre do të kursehen 1.3 milion në vit. Heqja e privilegjeve që janë të shumta dhe shpenzime si në telefona, makina, dreka e darka zyrtare do të kursejmë 300 mijë euro në ditë”, tha Kurti.

Ai tha se ka bileta aeroplani 2 mijë euro por edhe bileta që kushtojnë 200 euro.

“Suita aeroplani luksoze 800 euro por edhe dhoma 80 euro. Në këtë vend nuk pasurohesh me pagën e qeverisë”, shtoi Kurti ndër të tjera.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close