Kështu duket lagjia e re me banorë serb në Veri të Kosovës, ku dje u hapën 58 shtëpi të reja

Dje, në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, qeveria serbe dha çelsat për 58 shtëpi të reja, të cilat u hapen dje, për banorët serb në Veri të vendit, shkruan “Bota sot”.

Në atë lagje e cila quhet “Lugina e Diellit”, pritet të vendosen rreth 1000 serb, teksa projekti është tërësish i financuar nga Serbia.

Ky projekt kishte filluar para 5 viteve, i cili u përcoll me shumë zhurmë, pasi ai u nis pa ndonjë leje nga qeveria e Kosovës.

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit kishte inspektuar vetëm një herë këtë vend, dhe atë në vitin 2016.

Meqë ky inspektorat nuk ishte përfillur për dhënien e dokumenteve nga Komuna e Zveçanit dhe Drejtoria për Urbanizëm në këtë Komunë, ishte kërkuar ndërprerja e punimeve.

Mosndalimi i punimeve kishte bërë që Ministria e Mjedisit ta çonte lëndën për kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Por, në fakt, ministria nuk e kishte paditur Komunën e Zveçanit, por kishte bërë vetëm kërkesë për kundërvajtje në Themeloren e Mitrovicës.

Më poshtë mund të shini fotografi se si duket lagjia e re “Lugina e Diellit”, me banorë serb./Botasot


This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close