Ish-ambasadori parashikon se çfarë do të ndodh më 4 shtator në SHBA

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, ka thënë se nuk do të ketë përparim në takimin e 4 shtatorit mes Kosovës e Serbisë, që do të mbahet në Uashington.

Ai duke folur për gazetën “Bota sot”, ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për ҫështjet ekonomike, ndërkohë që ato politike i janë deleguar Brukselit.

Sipas tij, takimi më shumë do t’i shërbejë agjendës personale të presidentit amerikan Donald Trump.

“Takimi i Uashingtonit mendoj se nuk është organizuar për të zgjidhur ҫështjen e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, por për t`i shërbyer agjendës personale të Donald Trampit, në prag të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA. Në këtë kuptim, nuk pres ndonjë përparim në atë për të cilën është e interesuar drejtpërdrejt Kosova – njohjen nga Serbia, aq më tepër që Uashingtoni zyrtar ka deklaruar se në këtë takim do të diskutohet për ҫështjet ekonomike, ndërkohë që ato politike i janë deleguar Brukselit”, është shprehur Lauka.

Ai më tej ka folur për idenë e korrigjimit të kufijve, duke thënë se ajo ende gjendet si fantazmë në Beograd dhe në Moskë. Si e tillë, ajo ende paraqet problem për interesat e Kosovës, edhe pse kishte marrë goditje nga kancerlarja gjermane Angela Merkel.

“Teza e shkëmbimit të territoreve ka marrë një goditje serioze nga shumica e faktorëve politikë të Kosovës dhe nga kancelarja Merkel, por ajo përsëri endet si fantazmë në Beograd, Moskë dhe në ndonjë kryeqytet perëndimor. Edhe si e tillë, ajo paraqet rrezik për interesat shtetërore të Kosovës”, ka thënë Islam Lauka.

Ish-ambasadori ka theksuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është i interesuar që të nxjerr territor ose “republikë serbe” brenda Kosovës.

“Aleksandër Vuҫiqit nuk i intereson fare pavarësia e Kosovës. Ajo që atij i intereson është që të marrë diҫka prej saj, në rastin më të mirë, territor, ose një “republikë serbe”, brenda Kosovës, me shpresë që nesër ajo t`i bashkohet Serbisë”, ka shtuar për “Bota sot” ish-ambasadori shqiptar Islam Lauka./BS

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close