A do të jetë e detyrueshme marrja e vaksinës kundër Covid-19?

Konspiracionet rreth vaksinës kundër covid-19 kanë mbërritë edhe në botën shqiptare dhe se frika e injektimit të një çipi ka bërë që një pjesë e shoqërisë të mendojnë injorimin e vaksinimit kundër pandemisë që gjunjëzoi botën.

A do të jetë e detyrueshme marrja e vaksinës apo do të jetë vendim individual?

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj thotë se nuk do të jetë e detyrueshme, e detyrueshme do të jetë sjellja e saj në Kosovë nga ana e qeverisë. “Nuk e kemi të detyruar me ligj por ne (qeveria) duhet ta ofrojmë. Ajo cka unë e kam obligim si minister i shëndetsis është që ta siguroi atë” – ka thënë Zemaj për “Indeks-Intervistë”.

 

“Jemi duke punuar për e sigurim e vaksinës kundër covid19. Një pjesë është siguruar, diku, rreth 20% I mbulueshmërisë së gjithë qytetarëve të Kosovës.

Po punojmë që kurdo që mund të del dhe të pranohet në treg, jemi duke lobuar që të kemi dhe sigurimin e plotë për gjithë qytetarët tanë” – ka deklaruar Zemaj.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close