Reagon Laboratori i vajzës së Blerim Devollit

Një test me metodën PCR në laboratorin privat i cili ëhstë në pronësi të vajzës së Blerim Devollit po kushton deri në 200 euro.  Bëhet fjalë për laboratorin “Medical & Laboratory Services” i cili gjendet në zemër të Prishtinës. Por pas shkrimeve në media nga ky Laborator janë shprehur se pacientëve u shpjegohen të gjitha metodat me çmimet dhe mbetet në dorën e pacientëve që të vendosin se cilin test ta bëjnë.

“Metodë tjetër molekulare është edhe testi i performuar nëpërmjet sistemit “GeneXpert SARS COV-2” që e detekton virusin në kohë RAPIDE (të shpejt) për 45 minuta. Për shkak të realizimit të shpejt dhe kostos së reagensave ky test në MLS kushton 200 Euro, çmim ky që është më i ulët sesa ai në vendet evropiane”, thuhet në njoftimin e Laboratorit.

E të shtunën u raportua se testet PCR për Sars-CoV-2 në laboratorin privat të licencuar në Prishtinë po kushtojnë deri 200 euro. Bëhet fjalë për laboratorin “Medical & Laboratory Services” i cili është në pronësi të vajzës së Blerim Devolit. Por, Ministria e Shëndetësisë sot ka dal me një sqarim pas reagimeve të shumta ndaj laboratoruit “Medical”.

MSH në sqarimin e saj e ka arsyetuar laboratorin duke thënë se testi që është realizuar në këtë laborator është një lloj tjetër më i shtrenjtë dhe varet prej qytetarëve nëse duan ta bëjnë apo jo.

“Në institucionin privat shëndetësor që ofron teste molekulare, sipas informacioneve të siguruara,  testi PCR kushton 65 euro, ndërsa testi tjetër PCR (genex covid test), rezultatet e të cilit jepen brenda 45-60 minutash deri në 200 euro. Është plotësisht në të drejtën e qytetarit nëse do të zgjedh të kryej një test serologjik apo PCR test sikurse edhe çmimin të cilin do ta paguaj”, thuhet në sqarimin e MSH-së.

Kjo ministri deri më tani nuk ka arritur të shtojë numrin e testeve PCR në laboratorët publik, ndërsa ka licencuar 118 institucione private, dy prej të cilave për PCR. Laboratori i kolegjit UBT ende nuk ka filluar me testime për shkak se nuk ka arritur të realizojë veprimtarinë në përputhje me licencën që ka marr.

Ky laborator, “Medical & Laboratory Services” që ndodhet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, siç ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Express ditë më parë, është në pronësi të vajzës së biznesmenit Blerim Devolli. Por me vlerën e 200 eurove për një test PCR ky laborator ka bërë disa shkelje të rënda ligjore. Si pasojë, ai mund edhe të mbyllet përkohësisht deri në gjashtë muaj si mund të dënohet deri në 10% të qarkullimit vjetor. Kështu kanë bërë me dije për Express, zyrtarë të Autoritetit të Konkurrencës. Nga aty thonë se kanë nisur hetime për këtë punë.

Njoftimi i plotë i Medical Laboratory & Services:

Medical Laboratory & Services e sheh të nevojshme të sqaroj opinionin e gjerë lidhur me disa shqetësime dhe reagime nëpër rrjete sociale në të cilat jane publikuar çmimet e testeve të laboratorit tonë.

Publikimi i tyre neper rrjete sociale e mediume të caktuara nuk është shqetesues aspak për ne si laborator, sa paraqiten të jenë shqetësuese dezinformatat qe i servohen opinionit të gjerë në këtë kohë jo të lehtë pandemie nëpër të cilën po kalon shoqëria jonë. Këto dezinformata mund të jenë të qëllimshme me tendenca të caktuara kundrejt laboratorit tonë. Madje, duke bërë krahasime (manipuluese) të çmimeve të llojeve të ndryshme të testeve (Serologjike me ato të metodës PCR) që aplikohen në vende evropiane me ato që aplikohen në Republikën e Kosovës.

Për hir të saktësisë klinike të informacionit, në shkencat mjekësore sot aplikohen disa lloje të testeve për identifikimin e virusit SARS- CoV 2 (COVID -19). Metoda më e njohur është ajo përmes testit molekular Real Time PCR që kryhet edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Në rastet më të shpeshta, me këtë metodë, pacientit rezultati i kumtohet brenda 48 orëve. Ky test në Medical Laboratory Sevices kushton 65 euro!

Metodë tjetër molekulare është edhe testi i performuar nëpërmjet sistemit “GeneXpert SARS COV-2” që e detekton virusin në kohë RAPIDE (të shpejt) për 45 minuta. Për shkak të realizimit të shpejt dhe kostos së reagensave ky test në MLS kushton 200 Euro, çmim ky që është më i ulët sesa ai në vendet evropiane.

Pastaj, janë testet serologjike (ELISA IgM-25, IgG-2) që detektojnë praninë e antitrupave në gjak, çmimi i të cilave në laboratorin tonë është ekzaktësisht 25 Euro.

Në laboratorin tonë, pacientëve u shpjegohen të gjitha këto metoda dhe mbetet në dorën e atij/asaj që të vendos duke u bazuar në arsyetimin dhe kohëzgjatjen e bërjes së testit!

Për ne në Medical Laboratory Services, me rëndësi primare mbetet shëndeti i pacientëve dhe asgjë tjetër para saj.

Me konsideratë,

Medical Laboratory Services

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close