Ministria e Shëndetësisë ia tërheq licencën UBT’së, laboratori i Devollëve mbetet i vetmi

Në gusht të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë la licencuar dy laboratorë privat për të kryer testime molekulare me metodën PCR.  Laboratorët e licencuar atë kohë kanë qenë Medical & Laboratory Services ne Ulpianë ( Prishtinë) dhe laboratori UBT në Lipjan. Por vetëm njëri nga ta sot kryen testime me metodën PCR. Bëhet fjalë për laboratorin e vajzës së Blerim Devollit, “Medical & Laboratory Service”.

Por testime molekulare (PCR) deri më tani nuk ka kryer laboratori UBT me seli në Lipjan. Kjo ngase në deklaratën nën betim ky laborator ka thënë se e kanë infrastrukturën e nevojshme për të kryer testime, por gjatë inskektimit nga ana e MSH’së është parë se nuk i plotë sojnë kushtet.

Madje kjo u konfirmua vet nga MSH përmes një komunikate ëpr media.

“MSh ka informacione që ka dallime të çmimeve sa u përket shërbimeve të testimeve serologjike (prej 15-30 euro) varësisht prej institucionit ku kryhet dhe komunës, përderisa për momentin teste molekulare (PCR) ofron njëri nga dy institucionet e licencuara, për shkak se njëri prej tyre, gjatë inspektimit të Inspektoratit Shëndetësor nuk ka arritur të dëshmojë se mund të kryej teste në përputhje me të dhënat e deklaruara në formularin e aplikimit për licencim dhe në përputhje me Deklaratën nën betim, të nënshkruar me rastin e aplikimit.”, thuhet në komunikatë.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close