Kurti nxjerr grafikat me kontrastin drastik mes qeverisë së tij dhe të Hotit: Udhëheqja e dobët vret

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka kritikuar menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Hoti, derisa ka thënë se menaxhimi i pandemisë nga Qeveria e udhëhequr nga ai ishte shembull.

“Një muaj pasi filluam punën ne u përballëm me një pandemi të paprecedentë. Ishte kryeministër për herë të parë dhe ishte hera e parë që VV ishte në Qeveri, por për dy muaj ne sollëm shkallën e infektimeve në zero dhe bëmë Kosovën në një storie suksesi, përkundër mungesës së burimeve financiare dhe shëndetësore”, shkroi ai në Twitter.

Tutje Kurti ka postuar edhe disa grafika dhe i ka shpjeguar ato.

“Grafikët tregojnë kontrastin drastik mes qeverisjes së mirë dhe asaj të keqe. Qeverisë së paligjshme iu desh më pak se një muaj që të përmbysë progresin tonë. Një kujtesë që zgjedhja nuk është vetëm mes qeverisjes së mirë dhe së keqes, por gjithashtu edhe mes jetës dhe vdekjes”, thotë ai.

“Udhëheqja e dobët vret”, përfundoi Kurti. /Express/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close