Vuçiq: Tema e vetme në SHBA, dhe gjithkund tjetër është njohja reciproke

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot ka folur rreth procesit të dialogut dhe takimit të 4 shtatorit që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vuçiq ka thënë se pavarësisht atyre çfarë deklarohen dhe thuhen, është e qartë që edhe në Washington, edhe në Bruksel dhe kudo tjetër, tema e vetme është njohja reciproke Kosovë-Serbi.

“E vetmja temë kudo, pa marrë parasysh se çfarë thotë dikush në SHBA, do të jetë njohja e ndërsjellë, në një mënyrë apo tjetër”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se edhe procesi i dialogut që drejton BE në fund do të çojë tek njohja reciproke, veçse tashmë po diskutohet për normalizim raportesh.

“Kushdo që thotë ndryshe po gënjen popullin e tij, duke blerë kohë dhe duke mashtruar njerëzit”, ka theksuar Vuçiq.

Megjithatë kreu i shtetit serb ka thënë se pavarësisht se çfarë do të ndodh, do të ruajë interesin e Serbisë, derisa ka shtuar se tashmë janë duke i paguar gabimet e së kaluarës.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close