Personeli shëndetësor në pritje të 600 eurove, ende s’u përfundua lista

Më 12 gusht të këtij viti, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është formuar një komision që të përgatis listën e personelit shëndetësor që do t’i marrin pagesën shtesë prej 300 euro, për muajin korrik dhe gusht.

Mirëpo, siç duket kjo listë do t’i marrë koxha kohë komisionit.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës për vonesat e këtyre pagesave është shprehur e indinjuar pasi ndihet e mashtruar.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës i ka vendosur ultimatum Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK-së dhe Ministrisë së Financave që t’i ekzekutojnë paratë deri të martën në ora 16:00.

IndeksOnline ka dërguar pyetje në SHSKUK, të cilët kanë pohuar se çështja ende është në proces.

“Një komision në nivel të ShSKUK, ka asistuar drejtorët e njësive në hartimin e listave.

Çështja është në proces!”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së për IndeksOnline.

Ndryshe, një muaj më parë, Qeveria ka miratuar vendimin për aprovimin e shtesave mujore për personelin shëndetësor, për angazhim shtesë për muajin korrik dhe gusht të vitit 2020 për ekspozim të drejtpërdrejt rrezikut të infektimit gjatë punës me pacientë të prekur me Covid-19.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, pati thënë se për mjekët dhe infermierët do të ndahen nga 300 euro./IndeksOnline/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close