PDK në Qeveri, AAK në opozitë, presidenti do të jetë nga kjo parti

Ndaj Qeverisë Hoti ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, rrëzimi i saj po kërcënohet edhe nga AAK, parti e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.

Kjo, për shkak të postit të presidentit, të cilin po e kërkon kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Se sa është i drejtë ky kushtëzim dhe sa ka mundësi që të rrëzohet Qeveria, për gazetën “Bota sot” është deklaruar njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti.

Sipas tij, Qeveria Hoti mbahet në këmbë nga një votë dhe AAK mund ta rrëzojë atë, nëse LDK nuk gjen mbështetje tek PDK, ku dhe i ka shpresat, në të kundërtën do të duhet ta mbështesë Haradinajn për president.
Image
“Qeveria Hoti është e brishtë, ajo mbahet në këmbë nga një votë. Aktualisht AAK mund ta rrëzojë qeverinë Hoti, nëse LDK nuk gjen mbështetje tek PDK. Pikërisht tek PDK i ka varur krejt shpresat LDK, në të kundërtën do të jetë e detyruar të mbështes z.Haradinaj për president, ose të shkohet bë zgjedhje të reja”, është shprehur ai.

Mehmeti vlerëson se LDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet dhe kështu PDK do të futet në Qeveri, AAK do të dalë në opozitë dhe president do të jetë dikush nga PDK.

“LDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet, duke ditur se do pësojë debaklin më të madh në historinë e saj. Me shumë gjasë PDK do futet në qeveri, AAK në opozitë, president do të jetë dikush nga PDK”, ka deklaruar Faton Mehmeti për “Bota sot”.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close