Lutfi Haziri jep parashikimet e tij rreth marrëveshjes me Serbinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nuk e sheh afër arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

Haziri është shprehur pesimist për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë përmes diskutimit të çështjeve ekonomike. Ai vlerëson se problemi real ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është politik.

“Problemi ynë me Serbinë është politik. Nuk mund të presim që aspekti ekonomik t’i japë zgjidhje problemit mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Haziri për Kanal10.

Sipas tij, çështjet ekonomike mund ta lehtësojnë procesin e dialogut.

Haziri, që kohët e fundit jo pak herë ka pasur kritika drejt Qeverisë së udhëhequr nga partia e tij, e ka vlerësuar pozitivisht faktin që këtë herë, siç tha, delegacioni i Kosovës për dialog do të shkojë më i konsoliduar në Washington.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close