Edhe pse e ndihmoi që të bëhej kryetar i Kamenicës, për të Albin Kurti nuk është unifikues

Qëndron Kastrati nga Partia Social Demokrate, ka thënë se lideri i Lëvzjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht ish-shefi i tij, e ka dëshmuar se nuk është person unifikues, për të qenë në postin e Presidentit të Kosovës.

Kastrati u shpreh madje në programin Info Magazine se Albin Kurti nuk ka fare interesim për këtë funksion(Presidentin e Kosoves), njofton Klan Kosova.

”Prej liderëve të partive politike, është personi që më së paku mundet me arritur unitetin brenda skenës politike është Albin Kurti”, thotë ai mes tjerash për Albin Kurtin.

Presidenti aktual i vendit është Hashim Thaçi, por është paralajmëruar nga Dhomat e Specializuara se mund t’i ngritët aktakuzë nga Gjykata Speciale e Hagës. Nëse një gjë e tillë ndodh, Thaçi ka konfirmuar se do të japë dorëheqje dhe pozita e presidentit të vendit do të mbetet e zbrazët.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close