Putin: Rusia e gatshme të dërgojë policinë në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha sot se kolegu i tij bjellorus, Alexandër Lukashenko i kërkoi atij, nëse ishte e nevojshme, të dërgonte njësi policore si ndihmë për të qetësuar krizën në vendin e tij.

Lukashenko është përballur me javë të tëra protesta pasi shpalli fitoren e tij në zgjedhjet e 9 gushtit, të cilat opozita i konsideron të falsifikuara.

Putin i tha televizionit shtetëror rus se Lukashenko i kishte kërkuar që të përgatiste një njësi policore për ta dërguar në Bjellorusi nëse kjo do të ishte e nevojshme.

Rusia ka një marrëveshje bashkimi me Bjellorusinë që parashikon lidhje të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake dhe e sheh vendin fqinj si një pengesë kryesore për “zgjerimin perëndimor” dhe një blerës të rëndësishëm të energjisë ruse.

Sot, Lukashenko akuzoi fqinjët se ndërhynin hapur në punët e Bjellorusisë duke kërkuar zgjedhje të reja dhe tha se ata po zhvillonin një “luftë hibride” kundër saj.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi, të cilat zgjeruan sundimin 26-vjeçar të Lukashenkos, duke thënë se ato nuk ishin as të lira dhe as të drejta, dhe u bënë thirrje autoriteteve që të fillojnë në dialog me opozitën./IndexOnile

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close