“PDK-ja është pjesë e Qeverisë Hoti”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se partia tjetër opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, është pjesë e Qeverisë Hoti. Sipas tij, mungon vetëm publikimi i një marrëveshjeje të përbashkët.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se PDK-së i ka mbetur vetëm “të dalë formalisht të tregojë se është pjesë e Qeverisë”.

“PDK-ja publikisht s’është pjesë e kësaj qeverie, por në ndarjen e kulaçit është pjesë përbërëse. Analizoni vendimet që janë bërë me buxhetin. Komplet projektet e PDK-së. I kanë kënaqur apetitet e saj. Projektet i kanë bërë bashkë. Shikoni bordet drejtuese. Janë pjesë përbërëse njerëz të PDK-së. Si u fut në Qeveri zyrtarisht si jo, këta janë në qeveri. Më mirë është të dalin publikisht e le të dihet se janë pjesë e Qeverisë. PDK-ja është mirë të dalë edhe formalisht të bëhet pjesë e Qeverisë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë tutje se Lëvizja Vetëvendosje refuzon të jetë pjesë e delegacionit të Kosovës në dialog me Serbinë duke shtuar se nuk mund të përkrahin “qeveri jolegjitime”. Bulliqi ka kritikuar koordinatorin për dialog, Skënder Hysenin, duke thënë se ai në “momentet historike ka bërë simbiozë të mirë mes presidentit dhe zhvillimeve e proceseve të ndryshme që janë bërë në vend”.

“VV-ja po angazhohet që sa më shpejt vendi të shkojë në zgjedhje. Qytetarët janë ata që do të japin verdiktin kush do të qeverisë me vendin. Ajo qeveri që del nga zgjedhjet e lira, i merr kompetencat ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në të gjitha zhvillimet që lidhen me Kosovën. Përndryshe në një qeverisje të tillë ku rolin kryesor e luan Beogradi dhe Lista Serbe, dhe të tjera shqiptare që janë më shumë aty për interes…. Ne s’kemi nevojë të bëhemi pjesë e fundosjes që po i kanoset Kosovës si pasojë e një keqqeverisje”, ka shtuar tutje Bulliqi.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close