Partia e Vjosës imagjinare apo faktike?!

Me entusiazëm e bujshëm po reklamohet “partia” e Vjosë Osmanit “Lidhja e Re Demokratike”, edhe pse ajo nuk e ka konfirmuar diç të tillë. Më të zëshmit janë aleatët e LDK-së, PAN-i, më sakt, miqtë e klanit Mustafa, por, armiq të dëshmuar të LDK-së.

Nuk dua ta besoj që Vjosë Osmani të jetë aq qumështore, për ta ndërmarrë një aventurë të tillë, e cila, gjithësesi, do ta dëmtonte LDK-në. Edhe pse në Kuvendin e 6-të Zgjedhor, fajsia ishte proporcionale me përqindjen e fituar të votave, pra, LDK-ja më shumë se sa LDD-ja, pasi përzgjedhja e Këshillit të Përgjithshëm ishte nepotike e selektive, pjesë e fajsisë u bë edhe LDD-ja, ngaqë faktorizoi ndarjen. E ardhmja u përket qendresëtarve dhe jo ikanakëve.

Padyshim se vendimi i klanit Mustafa, për përjashtimin e Vjosës nga pozitat vendimmarrëse të LDK-së, më e votuara dhe më e merituara e partisë, kulmon batakçillëqet e një klani uzurpator përgjatë një dekade. Si i tillë, vendimi është kriminal dhe me elemente të bollshme të rrugaçërisë. Kjo është një goditje e paprecedent, paparaprijës, që i bëhet anëtarësisë, elektoratit të LDK-së dhe të demokracisë.

Megjithatë, Vjosë Osmani duhet ta përballojë dinjitetshëm marrëzinë brutale të një klani të mundur moralisht, të zgjyrosur dhe keqas të përlloqur, sepse nuk është e vetme. Ajo gëzon respektin dhe dashurinë e dlirë të pjesës absolute  të anëtarësisë, elektoratit të LDK-së dhe të shqiptarëve të kudondodhur. Andaj, Vjosë Osmani, duhet të jetë e përgjegjshme ndaj LDK-së, në veçanti, të djathtës të Kosovës dhe shqiptarëve, në përgjithësi. Ajo, më shumë se askush tjetër, simbolizon e përfaqëson rugovizmin krenar, me një kurajo unike, përballë lukunisë uzurpatore klaniste të partisë, dikur famoze, të Presidentit Rugova.

Vjosë Osmani dhe reformatorët e saj, brezi i Republikës, u shpërfaqen në skenën politike të Kosovës, duke përzgjedhur partinë e Rugovës, me synimin për reformimin e LDK-së, ngaqë devijimet nga fryma rugoviane ishin të dukshme. Orientimi atdhetar dhe demokratik i këtij brezi, shqetësoi gardën klanore të partisë, e cila, duke u shërbyer me llafollogji demokratike, veprimet i bënë, tërësisht, moniste. Për të mbetur, përjetësisht, në strukturën më të lartë të partisë, përdorë metodën staliniste zgjedhore: pa debat, pa konkurrencë, pa votim të fshehtë demokratik!

Vjosë Osmani është “kurban”, viktimë e mbrojtjes të vizionit, “amanetit”, porosisë të Presidentit Rugova: “Kosova duhet mbrojtur, duke mos lejuar aventurierë, njerëz të liq, të ngrihen në pozita të larta, ngaqë janë të rrezikshëm për Kosovën”, (perifrazim i lirë i citatit). Më konkretisht, fjala ishte për Hashimin me shokë. Dhe, Vjosa refuzoi Hashimin-president si dhe koalicionin me partinë e tij të krimit dhe hajnisë zyrtare, PDK-në. Anëtarsia e LDK-së aprovoi, miratoi veprimin e saj, si të drejtë e dinjtoz.

Refuzimi i votës për Mustafën dhe Hotin kryeministër, nuk kishte të bënte fare me emrat e tyre, por ishte kundër pazareve të pista me PDK-në dhe, së fundi, me PAN-in. Këtë të vërtetë sipërore e dinë edhe anëtarësia, Këshilli i Përgjithshëm, Kryesia e LDK-së dhe klani i kryetarit Mustafa. “Nuk kanë qenë kundërshtimet ndaj partisë, por ndaj koalicioneve të gabuara që fondamentin e kanë pasur në krim e korrupsion. LDK-e e ka ditur për qendrimet e mia, para se të më kandidojë për kryeministre”, – sqaron e sinqerta mendore dhe e dlira shpirtërore – Vjosë Osmani.

Denoncimi i paligjshmërisë të strukturave partiake, jo vetëm të LDK-së, por, edhe të të gjitha strukturave vendimmarrëse të subjekteve tjera partiake në Kosovë, nga rugovistja Vjosë Osmani, shkollare amerikane, u prit me nervozizëm të skajshëm nga të gjithë uzurpatorët e spektrit politik. Krerët e subjekteve politike, me klanet e tyre, duhej të reflektonin ndryshe, me arsyeshmëri dhe logjikë të ftohtë, sepse ligjësimi i të paligjshmëve është nevojë akute dhe në dobi të Kosovës. Të jesh i paligjshëm në strukturë udhëheqëse të partisë, është njësoj sikur të jesh me diplomë të falsifikuar në një zyrë.

Klani i mundur nga Vjosa, nuk u pajtua me humbjen morale, që rrezikonte edhe atë pushtetare. Andaj, vendosi hakmarrjen mizore, madje, kriminale përjashtuese, duke lënduar zemrat e milionave shqiptarëve dhe shuajti shpresën e madhe të tyre për ndryshim. Përjashtimi u bë në kundërshti të plotë me vullnetin e anëtarësisë, madje, edhe të vetë strukturave të partisë, pavarësisht se kryetari, me klanin e tij, u thirrën në emër të tyre.

Përjashtimi i Vjosë Osmanit nga Kryesia, dëshmoi falsitetin e klanit, brenda Kryesisë të LDK-së, se, kinse, “në këtë parti tolerohet mendimi ndryshe!” Bilëz, edhe PAN-istët e reklamojnë “demokracinë brenda-partiake të LDK-së”, qëllimshëm, për ta cytur e trimëruar klanin Mustafa të godasë kundërshtarët e tij, të cilët, njëherësh, janë aktiv edhe kundër PAN-istëve.

Goditja politike e Vjosës, tashmë, e dëshmuar si mbrojtëse e vendosur e vizionit të Presidentit urtak Ibrahim Rugova, është një mesazh, sa i qartë, aq edhe i vrazhdët, edhe për kuadrot tjerë rugovistë, se “kush tenton ta prishë aleancën konspirative me PDK-në, do ta pësojë njësoj si Vjosa!” Ka mbetur i shkruar një zotim i hershëm i kryetarit Mustafa: “Do ta krijojmë një LDK-e të re!” Dhe, këtë e bëri realitet, pasi nga rugovizmi ka mbetur vetëm emëri, si logjistikë manipulative.

Inskenimet dhe shpifjet kundr Vjosë Osmanit, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të orkestruara nga klani i kryetarit Mustafa. Shpifja më cinike është se “Vjosa i humbi zgjedhjet!” Dhe kjo është thënë, së pari, pikërisht nga ata, që, vërtet, i humbën zgjedhjet! Në prag të zgjedhjeve qendrore, dy nga nënkryetarët e LDK-së bojkotuan një mbledhje, ku do të zgjidhej Kryesia e ngushtë e LDK-së dhe kandidati-ja për kryministër-e. Ky bojkot u lexua nga elektorati se kryeklanorët duan ruajtjen e pozitave partiake, madje, me çdo kusht dhe nuk ka ndryshim. Që këtej, votat e LDK-së vajtën për partinë tjetër.

Nënkryetari tjetër i LDK-së, Haki Rugova, ishte shumë konstruktiv, pa pretendime dhe i gatshëm për ndryshime. Të kësaj mendjeje kanë qenë edhe shumica e kryetarëve të komunave dhe, pothuajse, të gjithë kryetarët e Degëve, sepse shtohej shansi për t`i rifituar dhe fituar zgjedhjet lokale. Si pinjoll i Familjes Institucion Rugova, dëshmoi fisnikëri dhe përgjgegjësi karshi LDK-së dhe Kosovës.

Për hirë të së vërtetës, duhet pranuar, se edhe krytari Isa Mustafa ishte i interesuar për të bërë disa ndryshime, gjithësesi, të kontrolluara. Hapin e parë e bëri, por, u pengua, deri në stopim, nga disa klanorë të tij fanatikë, në mbrojtje të interesave të tyre përsonale.

Një shpifje tjetër, po  aq e poshtër, fort e ndjeshme, e bërë me porosi të klanit dhe e lansuar nga një gazetar oborrtar, ishte se “Vjosa Osmani është kundër bijave e bijëve të viktimave  të SHIK-ut”! Ndoca syrësh e demantuan gazetarin dhe dëshmuan me votën e dhënë pro Vjosës, kundër përjashtimit të saj. Gabuan pse nuk reaguan në grup, për abuzim me emrat e tyre dhe nuk bënë padi grupore për gazetarin shpifës. Banaliteti i kësaj shpifje demantohet me qendrimin e prerë të Vjosës, për t`u mos u koalicionuar me ata që shtuan jetimët e Kosovës, edhe pas dëbimit të soldateskës vrastare serbo-sllave, nga NATO-pakti.

Një vërejtje-porosi vlen të bëhet në adresë të Vjosës: Meritat e saj duhet t`i ndjajë me bashkëmendimtarët,   reformatorët dinjitozë, të cilët e shoqëruan në veprimtarinë e saj fushatore dhe përtej. Ata ishin dhe duhet të mbetën një ansambël unik dhe tejet mbresëlënës. Me ata duhet vazhduar e ngulmuar për reformimin e LDK-së dhe ndryshimin e Kosovës.

Maskat ranë. Në të gjitha kombinaturat, klani Mustafa pësoi fiasko, sepse për një dekadë radhazi mbanë në pushtet PDK-në, me aleatët e saj natyralë, me kartelë krimi dhe korrupsioni. Klani nuk arriti ta fshehë as prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, me porosinë-urdhër të Hashimit.

Emërimi i koordinatorit aktual, për dialog me Serbinë, është një përzgjedhje e drejtëpërdrejtë e Hashimit, në kundërshti të plotë të LDK-së dhe të popullit të Kosovës. Pas afro një dekade, bashkohet, sërishmi, “trojka” konspirative e  Zajednicës, Demarkacionit, zgjedhja e Hashimit-president dhe pisllëqeve tjera! Arsyeja e gjithë kësaj maskarade: shantazhimi me dosjet e hartuara nga SHIK-u, ndër vite, për disa klanistë të LDK-së./BS/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close