Vjen përgjigja e radhës pas inicimit të mocion për rrëzimin e Qeverisë nga Vetëvendosja

Lëvizja Vetëvendosje në fillim të këtij muaji ka njoftuar se ka nisur procedurën për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bedri Nika, është deklaruar lidhur me iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje, për mocionin e nisur për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Ai në një intervistë dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se kjo nismë e inicuar nga partia opozitare është vështirë e realizueshme.

Nika ka thënë se nuk beson që Qeveria Hoti do të rrëzohet nga mocioni i VV-së.

Image

“Nisma e partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti, është vështirë e realizueshme sepse t’ju them të drejtën vetë Vetëvendosje dhe PDK-ja nga brenda besojnë në LDK-në, por që nuk deklarohen. Opozita beson 100 për qind në LDK-në sepse e njohin shumë mirë LDK-në, pasi që të dy palët kanë punuar me LDK-në dhe ju frikësohen sukseseve të saj”, ka thënë zyrtari i LDK-së, Bedri Nika.

Bedri Nika, i cili ishte kandidat për kryetar të Drenasit nga radhët e LDK-së ka thënë se iniciativa e Lëvizjes Vetëvendosjes nuk është një veprim i duhur në këtë kohë që gjendet Kosova.

“Ekuacion i thjeshtë. Sa herë që LVV në koordinim me Beogradin aktivizojnë mocionin e mosbesimit ndaj LDK-së, mu në atë moment, besimi në LDK automatikisht rritet. Mocioni i mosbesimit nuk është një veprim i duhur në këtë kohë që gjendet Kosova. Opozita e konsideron si një sjellje të duhur, por një shprehje amerikane thotë; ‘The right thing at the Wrong time is the wrong thing” – “Gjëja e duhur në kohën e gabuar është gjë e gabuar’”, ka thënë Nika.

(Intervistën e plotë me zyrtarin e LDK-së, Bedri Nika, mund ta lexoni nëser në gazetën “Bota sot”)

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close