Liburn Aliu: Asociacioni dhe Demarkacioni ishin përgatitje për ndarje të Kosovës

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në një konferencë për media, në 5-vjetorin e nënshkrimit të dy marrëveshjeve, atë të Asociacionit dhe Demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se këto dy marrëveshje ishin përgatitje e terrenit për ndarje të Kosovës.

Aliu ka thënë se këto dy marrëveshje të arritura brenda pak ditësh, sa do që duken të ndryshme kishin qëllimin e ndarjes.

“Të dyja me goditje në të njëjtën e pikë, e që veprimet politike klubit të stërvjetruar politik i dhanë kuptim të plotë në vitet e mëvonshme. E para na solli copëtimin përbrenda e që Hashim Thaçi do ta përdorte si synim për ndarje dhe e dyta e testonte cenimin e territorit të vendit, pra të shihet se a jemi të gatshëm ne të japim territor”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, liberalizimi i vizave ishte përdorur si kartë për nënshkrimin e këtyre dy marrëveshjeve dhe më pas për ratifikimin e demarkacionit.

Ai ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe se nuk mund të bisedohet me Serbinë pa pasur zgjedhje.

“Në këtë proces të dialogut faktorët politikë nuk kanë legjitimitet dhe as platformë. Legjitimiteti mund nuk mund të vijë pa zgjedhje”, ka thënë Aliu.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close