Ish-këshilltari i Kurtit “godet” koalicionin qeverisës: Ja çka ju pret më 4 shtator

Elvis Hoxha, ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se të gjitha partitë politike u bashkuan, për të hequr nga pushteti Lëvizjes Vetëvendosje, që fitoi zgjedhjet e 6 tetorit. Ai ka thënë se partitë kishin krijuar “klanin e mbijetesës në kurriz të shtetit të Kosovës”, vetëm për të rrëzuar Albin Kurtin.

“Ne i pamë sesi të gjitha klikat partiake të Kosovës u bashkuan për të krijuar klanin e mbijetesës në kurriz të shtetit të Kosovës dhe për të hequr prej qeverisjes subjektin që doli fitues prej zgjedhjeve”, ka thënë Hoxha në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Ai ka folur edhe për përplasjet mes partnerëve të koalicionit qeverisës për pozitën e presidentit. Sipas tij, shëmtia politike ku e kanë zhytur ata Kosovën nuk i shtie në ndonjë turp.

“Sot po synojnë të fitojnë edhe postin e vetëm që ka dalë në shitje, atë të presidentit. Dhe kanë propozuar secila shefin e vet. Natyrisht që shëmtia politike ku e kanë zhytur Kosovën nuk i shtie në ndonjë turp. Turpi ka vdekur. Natyrisht që gjendja e Kosovës si shtet, si territor, si ekonomi, si popull i kërcënuar nga virusi dhe mërgimi, kjo dhimbje nuk i prek. Ëndrra e Kosovës ka vdekur në mendjet e tyre shumë kohë më parë”, është shprehur ish-këshilltari i Kurtit.

Hoxha ka theksuar se këta politikanë vetëm për të qëndruar në pushtet, janë gati të shkojnë në çdo marrëveshje që e zbraz Kosovën nga subjektiviteti politik dhe ai njerëzor.

“Ata shohin vetëm mënyrën se si të shkojnë në çdo tryezë dialogu pa pyetur se çfarë do të ndodhë dy ditë më pas. Për njerëz si Mustafa, Haradinaj, Veseli, Limaj, Veliu, Haziri, Hoti, edhe dy ditë më shumë në pushtet janë diçka e vlefshme. Për dy ditë më shumë në një pushtet korruptues, ata janë gati të shkojnë në çdo marrëveshje që e zbraz Kosovën nga subjektiviteti politik dhe ai njerëzor”, ka thënë Hoxha.

Image

Megjithatë, sipas tij, më 4 shtator, këta zyrtarë i pret edhe një skenë dështimi në takimin e Uashingtonit.

“Zajednica u provua, tani po provojnë shkëmbimin e territoreve. Por kjo përpjekje e tyre është bërë shumë e vështirë. 4 shtatori do të jetë një skenë më shumë në dështimin e tyre”, ka shtuar për “Bota sot” Elvis Hoxha.

Më 4 shtator do të mbahet raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë./BS

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close