Hyn në fuqi ligji për pandeminë – kaq do të dënoheni nëse nuk e vendosni maskën

Sot është publikuar në Faqen Zyrtare ligji për pandeminë i miratuar në Kuvend të Kosovës.

Me ligjin anti COVID parashihen dënime për të gjithë ata që nuk zbatojnë vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve kompetente.

Në këtë ligj përveç që parashihen mënyra se si do të funksionoj zinxhiri i veprimeve dhe si do të bëhet koordinimi në mes të katërve institucional, tregohet  në një kapitull të veçantë, përkatësisht në kapitullin V të tij, bëhet fjalë për masat ndëshkimore.

Masat ndëshkimore të përcaktuara me këtë ligj shqiptohen nga Policia e Kosovës, Inspektorati shëndetësor, inspektorati farmaceutik, inspektorati sanitar dhe inspektoratet komunale.

Ndërsa bëhet e ditur se nuk do të ketë kushte të veçanta për shqiptimin e këtyre gjobave veçse për to do të zbatohen dispozitat e legjislacionit për kundërvajtje.

Por cka do të bëhet me personat të cilët qarkullojë vet apo me vetura të tyre në kohën kur nuk lejohet një gjë e tillë.

“Personi juridik i cili nuk e respekton vendimin e Organit kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar, dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro”, theksohet në këtë ligj.

Ndërsa për shoferin e mjetit motorik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.

Në anën tjetër dënim më i lehtë është për personat fizik të cilët nuk respektojnë Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar. Në një rast të tillë ata do të dënohen me gjobë prej dyqind (200) euro.

“Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro”, theksohet në pjesën e këtij ligji ku flitet për masat ndëshkimore.

Ndërsa për mos mbajtje të maskës dhe distancës fizike dënimi shkon në 35 euro.

“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetë e pesë (35) euro. 6. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetë e pesë (35) euro”, theksohet në ligj./Insajderi/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close