Hoti ua kërkon VV’së e PDK’së nga një përfaqësues për takimin e Uashingtonit

Kryeministri Avdullah Hoti thotë se ka kërkuar nga partitë opozitare që t’ia propozojnë dikë, që ai ta marrë me vetë në takimin me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti akoma nuk e ka caktuar delegacionin me të cilin do të udhëtojë në Uashington për takimin e 4 shtatorit, por thotë se ai do të jetë gjithëpërfshirës.

“Jemi duke e finalizuar delegacionit, që kryesohet nga unë, në bazë të Kushtetutës. Do të përfshihen të gjithë, pa përjashtim”, ka thënë kryeministri në konferencë për media, transmeton Gazeta Express.

Ai ka treguar se ka dërguar letra te partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje e PDK’ja për t’i propozuar përfaqësues që do të përfshiheshin në delegacion.

“Unë sot për informimin tuaj kam dërguar letra te partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre. Do të jem i hapur që të krijojmë një ekip gjithëpërfshirës të të gjitha forcat politike”.

Për koalicionin qeverisës, që përbëhet nga LDK, AAK dhe Nisma, Hoti ka thënë se të gjithë janë pajtuar se dialogun me Serbinë e bëjnë për njohje reciproke.

“Kemi dakordim që dialogun e bëjmë për njohje reciproke. Nesër diskutimet që bëhen në Bruksel janë për njohje reciproke. Herën e kaluar janë diskutuar  Nesër do të diskutohen cështjen e bashkëpunimit ekonomik”, tha kryeministri Hoti. /Express/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close