A ka bërë kërkesë Vucic për të vizituar Kosovën flet Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, nuk ka bërë kërkesë për ta vizituar Kosovën.

Gazeta serbe “Nova.rs”, kishte shkruar një artikull në të cilin thuhej se presidenti serb do të zhvillojë vizitë në Kosovë ku do të qëndrojë tek liqeni i Ujmanit.

Por, pas pak minutave artikulli është larguar nga gazeta serbe – më pas ka ardhur sqarimi se ka ndodhur një gabim teknik me një lajm të të njëjtës tematikë, por i vitit 2018.

Haradinaj, ka shkruar se “Vuçiq nuk ka bërë kërkesë për ta vizituar Kosovën”.

Ajo po ashtu një vizitë eventuale të zyrtareve serbë në Kosovë para takimit të Uashingtonit e ka cilëson si provokokim dhe joproduktiv.

“Në javën kritike kur Kosova bën përpjekje për të ndërtuar unitetin politik e institucional për takimin trilateral me Serbinë në Uashington, nën lidershipin e Shtëpisë së Bardhë, vizitat potenciale do të konsideroheshin si provokim politik dhe kundërproduktiv përpara nismës serioze e konkrete që partnerët ndërkombëtar kanë ndërmarrë”, ka thënë ajo. /Insajderi.com

Pas pyetjeve të shumta nga mediet, dua të konfirmoj se Vuçiqi NUK ka bërë kërkesë në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në…

Gepostet von Meliza Haradinaj-Stublla am Mittwoch, 26. August 2020

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close