Vjen reagimi i AAK-së pas ‘ultimatumit’ të Isa Mustafës për ndryshime në qeveri !

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pak minuta më parë me anë të një shkrimi në Facebook ka paralajmëruar ndryshime në qeveri, raporton Gazeta Blic.

Mustafa ka theksuar se LDK do të kërkojë që Qeveria të jetë e gatshme të bëjë rikonfigurime dhe ndryshime në çdo kohë për ata që nuk e kuptojnë rendin qeverisës dhe disiplinën qeverisëse, duke iu referuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Pas kësaj deklarate të Mustafës ka ardhur reagimi i deputetit të AAK-së, Rasim Selmanaj.

Selmanaj në një prononcim të shkurtër për“Gazeta Blic” ka theksuar se pas këtij zhvillimi të ri, AAK-ja duhet të ulet dhe të marrë një qëndrim.

” Për mua personalisht është një zhvillim i ri dhe të presim se si do të shkojë ky proces. Mendoj se na duhet me ul si parti dhe me pas një qëndrim rreth këtij zhvillimi” tha Selmanaj për Gazeta Blic.

Kujtojmë se shpallja e kandidaturës për president nga ana e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë zhvillime të reja në skenën politike kosovare.

Ai po kundërshtohet hapur nga partnerët e koalicioniit, LDK dhe NismaSocialdemokrate.

Ishte kryetari i NismaSocialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili dje pas mbledhjes ndërmjet partnerëve të koalicionit deklaroi se tani nuk është koha të flitet për postin e Presidentit.
Haradinaj pak ditë parë shpalli kandidaturën e tij për president pas publikimit të aktakuzave të Gjykatës Speciale për presidentin Thaçi.

Ai kandidimit e tij për këtë post po e arrsyeton me faktin se nëse konfirmohen këto aktakuza, vendi nuk duhet të mbesë pa vendimarrje.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close