Vetëvendosje kërkon zgjedhje të reja: Vetëm një Qeveri legjitime mund të negociojë me Serbinë

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një konferencë për media ka folur për takimin e 4 shtatorit në Washington, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se  Qeveria Hoti nuk është legjitime, andaj ka kërkuar mbajtje të zgjedhjeve.

Konjufca tha se vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhjet, është legjitime dhe mund të flas me Serbinë.

Konjufca ka akuzuar edhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

”Nga ministri Zemaj janë licencuar laboratorë për testim të Covid-19, që s’janë as të regjistruar fare në ARBK”, tha ai.

Ai ka konsideron se gjendja me pandeminë është menaxhur tepër keq.

Konjufca tha se VV po bën thirrje që të ndalet nënshkrimi i marrëveshjes para se të bëhet vonë.

”Kjo qeveria ia ka vjedhur legjitimitetin fituesit të zgjedhjeve- Vetëvendosjes”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close