UÇK-ja bën sërish “dosta” Fatmir Limën e Haxhi Shalën

Fatmir Limaj e Haxhi Shala ka disa muaj që i kanë prishur raportet mes tyre.

Dalja e Shalës nga Nisma dhe marrja e shumë anëtarëve të kësaj partie në AAK kanë bërë që raportet e tyre të bien në pikën zero.

Por, kur në pyetje është UÇK-ja, Limaj e Shala janë bërë sërish bashkë, pasi kreu i NISMA-s i ka dalë në mbështetje deputetit Shala pas ftesës që ka marrë ky u fundit nga Gjykata Speciale.

“Lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë dhe asnjë̈ gjykatë nuk mund ta njollos atë. Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin Haxhi Shala, është në vazhdën e ftesave të kësaj Gjykate për luftëtarët e lirisë̈. Por, ajo që duhet çmuar është se, ushtarët e UÇK-së asnjëherë nuk i kanë ikur ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjen çdo kërkese që vjen nga sistemi i drejtësisë. Jam i bindur që edhe Haxhiu do ta kaloj me dinjitet këtë sfidë si gjithë bashkëluftëtarët tjerë”, ka shkruar Limaj në Facebook.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close