Tifozët e Tiranës e motivojnë ekipin me baner të Adem Jasharit kundër Zvezdës, kështu shkruajnë

Tifozëve bardheblu i zien gjaku kur luan skuadra e tyre e zemrës. Merret me mend se si e përjetojnë ata ndeshjen e Tiranës në një stadium, ku nuk mund të jenë prezentë. Aq më tepër në një duel të Ligës së Kampionbëve, ndaj një kundërshtari serb, si Crvena Zvezda.

Tirana takohet sonte me Crvena Zvezdën në kuadër të rrethit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Tifozët e Tiranës “Fanatics” kanë bërë gati një baner para ndeshjes kundër klubit famkeq serb.

Në baner shihet komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari dhe ushtarë serb duke sulmuar një grua me fëmijë.

“Lufta e shqiptarit ka burrëri, ne nuk merremi me gra dhe fëmijë”, shkruhej në banerin e tifozëve.

Sonte nga ora 20:00 në “Air Albania” do të zhvillohet ndeshja mes Tiranës dhe Zvezdës, e vlefshme për kualifikime në Ligën e Kampionëve.

 

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close