Përgjigja e Rugovës kur u pyet nga gazetari për ndarjen e Kosovës

Bashkëpunëtori i afërt i presidentit Rugova, Adnan Merovci ka ndarë një kujtim me ndjekësit e vet në Facebook, rreth një përgjigje të presidentit Rugova kur pyetet nga gazetari se “këto ditë po dëgjohet për njëfar ndarje të Kosovës në Serbi dhe jashtë, si e komentoni këtë”.

Rugova përgjigjet, citon Merovci, “Sa i përket tezave ose fjalëve të cilat qarkullojnë më shumë në qarqet e Beogradit për një ndarje të Kosovës, për neve është e papranueshme, këtë ne e kemi cekë edhe më parë sepse Kosova e ka integritetin dhe identitetin e vet teritorial dhe historik, transaksionet e tilla kishin me qenë shumë të rrezikshme!”

Merovci ka publikuar edhe fotografitë nga ai moment.

Postimi i tij i plotë:

Veç fakte!
Në Konferencën për Shtyp të Presidentit RUGOVA më 15 tetor 1993, gazetari Behxhet BARALIU pyet: “Përsëri këto ditë po dëgjohet për njëfar ndarje të Kosovës në Serbi dhe jashtë, si e komentoni këtë?”
Presidenti RUGOVA përgjigjet: “Sa i përket tezave ose fjalëve të cilat qarkullojnë më shumë në qarqet e Beogradit për një ndarje të Kosovës, për neve është e papranueshme, këtë ne e kemi cekë edhe më parë sepse Kosova e ka integritetin dhe identitetin e vet teritorial dhe historik, transaksionet e tilla kishin me qenë shumë të rrezikshme!”

Foto: 15 tetor 1993, Prishtinë, Konferencë për Shtyp, e Presidentit RUGOVA
CopyRight©Adnan MEROVCI

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close