MSH i kundërpërgjigjet Konjufcës rreth licencimit të laboratorëve privatë për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, se kjo ministri ka licencuar laboratorë privatë për kryerje të testimeve për COVID-19, të cilat nuk janë të regjistruara si biznese.

Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore Private i Ministrisë së Shëndetësisë sqaron se ka bërë licencimin e vetëm atyre laboratorëve që kanë plotësuar kriteret.

“Sa i përket certifikatës së biznesit, ajo nuk është kriter i aplikimit për lëshimin e lejes për kryerjen e testeve COVID-19, duke qenë se institucionet kanë pasur licenca valide si veprimtari dhe ato e kanë pasur për obligim që certifikatën e biznesit ta dëshmojnë në momentin e aplikimit për licencimit të institucionit si tërësi”, thuhet në reagim.

Ministria e Shëndetësisë thotë se pa certifikatë të biznesit, ato nuk mund të licencohen për ushtrimin e asnjë veprimtarie shëndetësore.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close