Leo Messi ia komunikon Barcelonës vendimin e tij, ai dëshiron të largohet nga klubi

Duket e vështirë për tu kuptuar, por Leo Messi dëshiron të largohet nga Barcelona.

Lojtari ka dërguar një kërkesë në klub duke shprehur dëshirën e tij për të ekzekutuar klauzolën e parashikuar në kontratën e tij me të cilën ai mund të largohet në mënyrë të njëanshme nga klubi në fund të çdo sezoni.

Në parim, ajo klauzolë mbaroi para 1 qershorit, por duke e ditur që futbolli ka zgjatur përtej 1 qershorit, ka të drejtat ligjore që të futet në sistem.

Pas bisedës së tij me Ronald Koeman të premten e kaluar, në të cilën argjentinasi tashmë paralajmëroi trajnerin se atij i dukej vetja më shumë jashtë se sa brenda, Messi nuk ka pritur shumë për të marr një vendim, që përfaqëson një tërmet në botën e futbollit, shkruan Marca.

Ky është lajmi i vitit pa dyshim, pasi se kapiteni i Barçës dhe emblema e klubit në më shumë se dekadën e fundit, lojtari më i mirë në historinë e klubit katalan, dëshiron të largohet, dhe atë falas, nga klubi ku ai ka qenë për 20 vitet e fundit.

Ngjarjet kanë qenë duke u përshpejtuar ditët e fundit, por humbja 8-2 ndaj Bayern e ka bindur atë.

Thirrja për Luis Suárez nga Koeman që e njoftoi se nuk e kishte atë në plane, duket se ka qenë gjëja e fundit që e ka bindur argjentinasin.

Do të ketë zhvillime të reja në orët në vijim. /Telegrafi/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close