Reagim i ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje për kandidatët për President: Këta ia hanë kokën njëri tjetrit për së gjalli

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka komentuar lajmin e fundit se edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka shpall kandidaturën e tij për presidentit.

Kurteshi thotë se të gjithë këta personalitete që e kanë shpallur kandidaturën për presidentit, janë të njëjtë.

E deri tash kandidaturën e kanë shpallur, Behgjet Pacolli nga AKR-ja, Ramush Haradinaj nga AAK-ja, Isa Mustafa i LDK-së i cili kohë më parë ka qenë i interesuar për këtë post.

Sipas Kurteshit PDK-ja ‘është në zi për presidentin e vdekur për së gjalli’.

Ai shton se, të gjithë këta politikanë që po kandidohen për presidenti janë të njëjtë, dhe i hanë kokën njeri-tjetrin për së gjalli.

Postimi i plotë:

KËRMA PRESIDENCIALE

Ditë më parë u bë zhurmë pse Ramushi shpalli kandidaturën për president, derisa Hashimi ende është në post. Vërtetë çudi!

Tani po shihet se zhurmaxhinjtë e kishin me hile, sepse kandidaturën e kanë shpallur edhe Behxheti, edhe Fatmiri, edhe Isa, edhe pse PDK ende është në zi për presidentin e vdekur për së gjalli, e ua ka lidhur duar e këmbë për kandidatin e tyre!

Pse paska të drejtë Ramushi, e jo Isa, Fatmiri, Rakiqi apo Behxhet Pacolli të kandidohen për President? Këta të gjithë janë të njëjtë, i hanë kokën njëri-tjetrit për së gjalli.

Pra, urra me grabena, pa diskriminim drejt kërmës presidenciale!

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close