Limaj shet moral dhe godet keq Haradinajn!

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka insistuar ditët e fundit se ai duhet të zgjidhet president i vendit pas përfundimit të mandatit vitit e ardhshëm të Hashim Thaçit në të kundërtën ka paralajmëruar LDK-në se tërhiqet koalicioni dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.

Haradinaj dëshirën për t’u bërë president e ka arsyetuar me atë se partia e tij do të humbte fuqinë nëse PDK-ja e Kadri Veselit futet në koalicion.

Por kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas takimit të liderëve të koalicionit ka bërë të ditur se kjo temë s’është diskutuar fare në takimin e sotëm, për më tepër ka goditur Haradinajn, duke thënë se është e turpshme të diskutohet kjo temë tani, shkruan Frekuenca
“Kosova e ka presidentin, qëndrimi zyrtar i Nismës dhe nuk është temë e diskutimit, tash me u diskutu kjo temë është e turpshme. Duhet të takohemi me partnerët që t’i shtrojmë shqetësimet që i kemi”, ka deklaruar Limaj.

Megjithatë nuk duhet harruar se po sot, zyrtarë të caktuar të NISMA-s dolën me propozim që pikërisht Limaj të jetë president i vendit.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close