HOTI MOHON LEHTËSIMIN E MASAVE, POR PARALAJMËRON MIRATIMIN E PLANIT PËR SHKOLLAT

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk do të ketë lehtësim të masave anti-COVID, pas një takimi që zhvilloi të hënën me kryetarët e komunave të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se procesi mësimor pritet të fillojë në shtator, bazuar në një plan të përgatitur nga Ministria e Arsimit. Ky plan pritet të përkthehet në vendim qeveritar së shpejti, ka thënë Hoti.

“Ministri i Arsimit prezantoi master-planin për procesin mësimor, i cili do të kalojë në Qeveri së shpeti dhe më pas do të merret vendimi nga Ministria e Arsimit”, është shprehur Hoti.

Sipas master-planit që ka publikuar Ministria e Arsimit, parashihet që shkollat të hapen nga klasa e parë deri në të nëntën dhe procesi mësimor brenda tyre të mbahet bazuar në disa rregulla. Këto rregulla, mes tjerash përfshijnë edhe ndarjen në grupe të klasëve me më shumë sesa 30 nxë

Kryeministri ka folur edhe për masat e reja ndaj pandemisë, ku ka thënë se nuk pritet të ketë lehtësim të tyre, ndërsa është shprehur i kënaqur me respektimin e atyre aktuale nga qytetarët.

“Nuk them se do të shkojmë nga lirimi i masave, por ajo çfarë po vërejmë është se është krijuar një kulturë e respektimit të tyre, nuk sheh qytetarë pa maska”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, kryetarët e komunave kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të zgjatet orari i mundësisë së lëvizjes për gastronominë, si dhe të lejohet hapja e pishinave. /Insajderi.org

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close