Cila është kërkesa e Hashim Thaçit ndaj Kuvendit?

Presidenti i vendit Hashim Thaçi shprehet i bindur se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë.

Në një reagim të tij bërë në llogarinë e tij në facebook, thotë se po kërkon nga Kuvendi i Kosovës, që mandati i Dhomave të Specializuara të zgjas deri në njoftimin e përfundimit të bërë nga Këshilli i Bashkimit Europian.

Thaçi shprehet opitimist se këtë iniciativë të tij do ta përkrahin deputetët, meqë sipas tij ka nevojë për tu qartësuar mënyra e mbylljes së Dhomave të Specializuara.

”Politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë. Kjo ishte bindja ime në çdo hap të mbështetjes për krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe paneleve speciale në këto njëzet vitet e fundit. Kjo vazhdon të jetë bindja ime edhe tash kur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po kërkoj që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kemi nevojë për qartësi sa i përket mënyrës sesi mbyllen Dhomat e Specializuara, prandaj besoj se deputetët do ta përkrahin këtë iniciativë timen. HTH”/GazetaBlic/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close