A folën Hoti, Mustafa, Haradinaj Limaj për përfshirjen e PDK’së në qeveri?

Partnerët e koalicionit LDK-AAK-NISMA, janë takuar sot në Qeveri të Kosovës pas disa përplasjeve që kanë pasur, raporton Gazeta Express.

Liderët e tri partive në qeveri janë pritur nga kryeministri Avdullah Hoti, derisa, pas takimit ka folur kreu i Nismës social demokrate, Fatmir Limaj.

Limaj është pyetur nga mediat nëse është diskutuar mundësia e përfshirjes së PDK’së në Qeveri në këtë takim.

Shkurtimisht, kreu i Nismës ka deklaruar se ai është për një qeverisje të gjerë dhe stabile.

“Unë gjithmonë jam për një qeverisje të gjerë dhe stabile”, ka shtuar ai./GazetaExpress/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close