Nesër takimi i koalicionit qeveritar, flasin për Washingtonin dhe pazaret për President

Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa pritet të takohen të hënën në orën 14. Me ta do të jetë edhe partneri i vogël i koalicionit, Fatmir Limaj. Janë paralajmëruar se do të diskutohen shkuarja në Washington dhe çështja e Presidentit. Sot, doli edhe LDK’ja se e kërkon pozitën më të lartë shtetërore.

Hashim Thaçi është ende President por partnerët e koalicionit kanë nisur të bëjnë plane se si ta marrin pozitën më të lartë shtetërore nëse Shefi i Shtetit shkon në Hagë pasi ndaj tij ka një propozim aktakuzë e cila përcaktohet deri në fund të tetorit.

Lidhja Demokratike e Kosovës po e kërkon pozitën më të lartë shtetërore pak ditë pasi Ramush Haradinaj tha se vendi shkon në zgjedhje nëse nuk e çojnë në vendin ku aktualisht është Hashim Thaçi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mund ta bllokojë zgjedhjen e Presidentit edhe me kushtin kur LDK e PDK bëhen bashkë edhe me minoritetet.
Sidoqoftë, Isa Mustafa ka paralajmëruar se në takimin e së hënës do të diskutohet edhe për koordinimin e dialogut që pritet të vazhdojë në Washington më 4 shtator.
Takimi pritet të ndodhë pasi Ramush Haradinaj dhe Kryeministri Avdullah Hoti kanë pasur përplasje përmes distancës. Fillimisht, lideri i AAK’së tha se s’i beson Hotit në dialog. Ky i fundit tha se Kosova s’i ka dy e tre por një Kryeministër.

Më vonë pati edhe një reagim të Avdullah Hotit, i cili tha se në Bruksel s’ka folur për autobus derisa Ramush Haradinaj tha se mirë që Kryeministri s’ka folur për autobusë në Bruksel pasi s’është Shef i Stacionit për është Kryetar Qeverie.

Ramush Haradinaj kishte  nisur akuzat ndaj Hotit pasi ky i fundit nuk e mori Selim Selimin në dhomën ku po mbahej takimi në Bruksel me Aleksander Vucicin. Ish-Kryeministri rivalizoi me Shefin e Ekzekutivit aktual kur shkoi në Karaçevë, një ditë pasi forcat serbe shkelën në tokën e Kosovës, dhe kërkoi reagim të institucioneve.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close