Kelmendi: Pritet të ketë një marrëveshje të dëmshme për Kosovën në Uashington!

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Muhamed Kelmendi, në një prononcim ka folur në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi që pritet të mbahen me katër shtator në Uashington.
Kelmendi potencon se nga ato çfarë janë deklaruar nga “Shtëpia e Bardhë” pritet të ketë një marrëveshje Kosovë-Serbi e cila do të jetë e karakterit ekonomik.
“Nga deklarimet e bëra nga Shtëpia e Bardhë duket se do të bisedohet vetëm per çështje ekonomike dhe në ketë anë edhe për liberalizim të tregut dhe marrëdhenieve ekonomike. Sado te arrihet në këtë anë, mbete te shihet. Megjithatë, do te nënshkruhen marrëveshje te ndryshme ne fushën ekonomike dhe keshtu qeveria e Presidentit Trump do te dalë para votuesve të vet edhe një here si qeveri e sukseseve, sidomos te atyre madhore. E keqja është se kështu, dhe me këto marreveshje ekonomike fare, e përserise, fare, nuk fiton Kosova. Dhe ska cka fiton! Shitja e mallrave te Kosovës në Serbi është 0 me 0. Komunikacioni i Kosovës fare nuk kejohet me elementet e shtetit. Nuk lejohen makinat, pasaportet, kultura dhe librat shqipe të perdoren atje. Pse, pra, marreveshje? Ato jane dhe shkojnë në interes te shtetit serb . Mallrat Serbe e kane rrembyer vendin. Makinat, mahunat dhe cdo gjë tjeter serbe vepron pa asnjë pengese ne Dardanin tonë. Në anën tjetër, nuk ka sukses ndonjë marreveshje ekonomike, pa marreveshje karakterit politik. E në ketë anë eshte njohja e shtetit sovran dhe te pavarur te Kosovës” thotë Kelmendi për Gazeta Frekuenca.
“Po si mund te ketë raporte në fushën ekonomike, në kulturë a në transport, kur ende mbi 1600 shqiptare janë nëpër Serbi te mbetur dhe që ky shtet nuk i jep. Po ç’ka te duhet, për demin material dhe moral? Vlera  e këtij demi e kalon shifren e 30 miliardeve. E përgjegjesia penale per dhunën dhe për terrorin, për përdhunimet dhe debimet masovike? Pra, si mund te kete marrëdhenie pa e denuar veprimin gjenocidial që ka kryer Beogradi! Nuk mendoj të ketë sukses”
“Pavarësisht këtyre fakteve dhe mbi keto, qeveria e z.Hoti duhet te jetë komplete,me njerez profesionista, e pergatitur politikisht dhe te vepron ne menyra diplomatike. Nuk duhet vepruar si dilitante politiko-diplomatike, sikurse ne sharlatan diplomatik dhe asgje pa raportuar në Kuvend dhe pa e marre miratimin e Kuvendit mos të nënshkruaj. Thjesht kjo per faktin se jemi  dobët të përfaqesuar dhe ajo kerkon një vendim të Kuvendit”

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close