Ja kush duhet të jetë presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës? Simpatizantët e Vetëvendosjes publikojnë emrat!

Simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje së fundi kanë filluar të jenë aktiv duke shpërndarë një fotografi interesante në rrjetet sociale.

Në fotografi shihet Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, përcjell “Bota sot”.

Përvec që shihet së bashku, mbi këta të fundit janë edhe disa nga pozitat, që sipas simpatizantëve të këtij subjekti, kjo treshe do të udhëheqë me vendin brenda një kohe të shkurtër.

Vjosa Osmani presidente, Albin Kurti kryeministër, kurse Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka shprehur pakënaqësitë e tyre rreth aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin lejohet që të formohet qeveria e re, pa shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme.

Vetëvendosje së fundit edhe me peticion kërkon zgjedhje të reja në vend

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close