Shtëpia e Bardhë për Express tregon datën e saktë të takimit të Washingtonit

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Ullyot, e ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Express se takimi në mes të Kosovës dhe Serbisë i paraparë të mbahej me 2 shtator në Washington është shtyrë për datën 4 shtator.

“Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien ka ftuar liderët e Serbisë dhe Kosovës në Washington për datën 4 shtator. Bisedimet janë shtyrë për dy ditë për shkak të agjendës”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Ai tutje ka shtuar se SHBA’ja mezi pret vazhdimin e bisedimeve, duke specifikuar se temat ekonomike janë baza drejt avancimit në procesin e paqes mes Kosovës dhe Serbis.ë

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mezi presin këto bisedime të rëndësishme në mes të presidentit Vucic dhe kryeministrit Hoti. Ne besojmë që progresi në ekonomi, përfshirë krijimin e vendeve të reja të punës dhe nxitja e rritjes ekonomike janë hapat e parë drejt avancimit në procesin e paqes”, ka përfunduar ai./GazetaExpress/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close