Receta e Linda Halimit, kështu i humbi 50kg këngëtarja

Linda Halimi është kthyer në frymëzimin e të gjithëve për shkak të formsimit të tupit të saj dhe humbjes së madhenë peshë. Ajo nuk e ka mbajtur për vete sekretin e suksesit të saj. Ka zbuluar dietën ushqimore që e ndihmoi të rrëzonte mbi50 kilogramë.

Pra, për hidratim, Linda konsumoi rreth 1.41 litër ujë në ditë. Në Mëngjes: 3 vezë të skuqura dhe një filxhan me kërpudha të pjekura në skarë, qepë dhe speca. Po ashtu 1 gotë lëng portokalli.

Dreka: 1 vezë të skuqur dhe një filxhan oriz të mbushur me kërpudha të skarës, qepë, speca. Ushqim të shpejtë: 1 filxhan me mix manaferrash, çaj mente – çaj i gjelbër. Darka: Smoothie(qumësht bajamesh, manaferrash ose ananasi).

Pas darke: 1 tas 60 ml kos dhe miksim manaferrash. Linda ka thënë ndër të tjera se ajo nuk merr karbohidrate pas orës 5 të pasdites, por gjatë ditës, para se të bëjë fitnes ose të ngjitet në skenë, ha makarona ose rizoto (oriz), shkruan Gazeta Living.

Ndërkohë që ka 5 vite pa ngrënë një copë picë. Linda ka pasur sukses të padiskutueshëm në këtë sfidë me veten e saj. Në një fotografi që ajo e kishte publikuar në llogarinë e saj në Instagram, shihej transformimi i pabesueshëm i saj.

Mes tjerash, ajo kishte shkruar: “Dikur… 2009-2018! Puna e madhe shpërblehet. Çelësi i gjithçkaje është të mos heqësh dorë, madje edhe kur dhemb. A nuk është kjo mënyra se si kemi lindur për t’ia filluar? Dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se dhimbja juaj! Sepse “çfarë nëse” dhemb më shumë!”.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close