Përplasjet LDK-AAK për presidentin, ndërhyn Vetëvendosje – tregojnë a do të kenë kandidatin e tyre

Raportet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë përkeqësuar pas “kërcënimit” të Ramush Haradinajt se do të dalë nga koalicioni nëse ai nuk bëhet president i ri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje, përplasjet mes partnerëve të koalicionit qeverisës, për postin e presidentit të Kosovës, po i sheh si “fërkime të koalicionit jo parimor”.

Duke folur për gazetën “Bota sot”, Driton Tali, këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se koalicioni ishte krijuar për t’i ngopë interesat e individëve dhe grupeve të caktuara, e assesi jo për interesin e qytetarëve.

Image

“Këto përplasje mes LDK-së dhe AAK-së duhet shikuar në frymën e koalicionit aktual. Ky koalicion është krijuar për t’i ngopë interesat e individëve dhe grupeve të caktuara, e assesi jo për interesin e qytetarëve. Andaj edhe këto fërkime janë si rezultat i këtij koalicioni joparimor”, ka deklaruar Tali.

Sipas tij, LDK-ja po mundohet të joshë Partinë Demokratike të për t’u futur në koalicion ashtu që t’i zgjatet jeta “Qeverisë Koti”.

“Z. Haradinaj herë “kërcënon”, e herë jo, me dalje nga koalicioni, kurse LDK-ja mundohet ta joshë PDK-në për t’u futur në koalicion ashtu që t’i zgjatet jeta kësaj “Qeverie Koti” dhe jolegjitime”, është shprehur ai.

Tali ka konfirmuar se edhe Vetëvendosje ka kandidatin e vet për postin e presidentit, madje shumë të tillë. Mirëpo, ka bërë të ditur se kjo parti po pret zgjedhjet e reja për të marrë legjitimitetin nga qytetari e pastaj të shkohet tutje me procesin për postin e presidentit.

“Natyrisht që LV ka kandidatin e vet, bile edhe atë jo vetëm një, por shumë veta. Ndonëse ne ende nuk e keni filluar debatin brenda mekanizmave të Lëvizjes për faktin se nuk është koha adekuate. Ne presim që se pari të shkojmë në zgjedhje të parakohshme për t’u legjitimuar nga qytetari, dhe pastaj me një proces parimor e transparent ta zgjedhim personin e duhur në postin e Presidentit, e cila/i i bënë nder Kosovës”, ka deklaruar Driton Tali për “Bota sot”./BS

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close