Me paratë që mblodhi Qeveria Kurti nga diaspora, pritet të shtohen testet për Covid-19

Qeveria e Kosovës ka ndarë 360 mijë euro për blerjen e aparaturave për testim për Covid-19 në qendrat rajonale shëndetësore dhe në IKSHP.

Zv.ministri i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, tha se këto para do të merren nga fondi i diasporës, që u krijua në Qeverinë Kurti, e që e arrin shumën e 700 mijë eurove.

Në këtë mbledhje u mor vendim që të emërohet bordi drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Ky bord, sipas ministrit Zemaj, u emërua për shkak të mosfunksionimit të bordit aktual, raporton koha.

Ekzekutivi ka miratuar edhe plotësim-ndryshimet e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike. Zv.kryeministri Driton Selmanaj ka thënë se me të synohet të rregullohet çështja e auditimit të raporteve financiare të partive politike.

Po ashtu është marrë vendim për themelimin e Komisionit Mbikëqyrës për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për hapjen e kalimit kufitar të përbashkët Kotlovë – Kuqishtë.

Kabineti qeveritar ia ka vazhduar mandatin edhe për gjashtë muaj Komisionit Qeveritar për njohjen e Statusit ish-të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politikë.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close