Ekskluzive: A do të marrë pjesë edhe Presidenti Trump në takimin mes Kosovës e Serbisë?

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë, mund shtyhet në një datë të përshtatshme, ashtu që edhe Presidenti Trump të jetë pjesë e tij.

Takimi i caktuar mes Kosovës dhe Serbisë më 2 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, me shumë gjasë do të shtyhet për dy ditë.

Burime diplomatike të Gazetës Express bëjnë me dije se takimi mund të zhvendoset më datë 4 shtator.

Siç i kanë thënë Gazetës Express këto burime në të mund të marrë pjesë edhe vetë Presidenti amerikan, Donald Trump. Ai tashmë është duke zhvilluar fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale që mbahen në nëntor.

Kosova është pajtuar për shtyrjen e takimit, ndërsa ka mbetur që edhe Serbia të japë qëndrimin e saj.

Aranzhimin e takimit mes Kosovës dhe Serbisë e kishte bërë të ditur Richard Grenell, emisar i Trumpit për dialogun.

Këtë takim po e organizon këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit, Robert O’Brien.

Zyra e O’Brien ditë më parë i ka konfirmuar Gazetës Express se në takim marrin pjesë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Deri më tani është spekuluar se nga Shtëpia e Bardhë, Kosova e Serbia mund të dalin me lloj-lloj marrëveshje, madje është përmendur edhe mundësia për një marrëveshje finale.

Kryeministri Hoti ka thënë se në takimin në Shtëpinë e Bardhë  do të diskutohet “për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit”.

Edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq ka thënë se Serbia po merr pjesë për të diskutuar tema ekonomike.

Një takim mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar të mbahen më 27 qershor, por u anulua pasi Prokuroria Speciale në Hagë njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë për krime lufte ndaj Presidentit Hashim Thaçi, që veçse ishte nisur në Washington për takim.

Thaci u kthye në gjysmë të rrugës dhe prej atij njoftimi ai nuk mori pjesë në asnjë takim  jashtë Kosovës.

Kosova e Serbia u kthyen pas dy vjetëve në tavolinën e bisedimeve të Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, e aty morën pjesë kryeministri Hoti dhe presidenti Vuciq. /Express/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close