Edhe kryetari i kësaj partie ia mësyen postit të presidentit!

Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i vështirësohet edhe më shumë rruga drejt Presidencës.

Kjo për shkak se edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli po synon rikthimin në postin ku e ushtroi për disa javë vite më parë.

Këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, ka thënë se strukturat e AKR-së po ia kërkojnë të shpallë kandidaturën për të parin e shtetit.

Ky është statusi i tij:

Një pjesë e qytetarëve dhe të shoqërisë civile kërkon që z. Behgjet Pacolli të shpall kandidaturën e tij për President të Kosovës. Kjo gjë po kërkohet tani edhe nga partia, Aleanca Kosova e Re. Gjithmonë duke respektuar mandatin kushtetues të Presidentit aktual. Si ish-President i vendit, z. Pacolli ka dëshmuar se i vendos interesat e vendit para ato të tij. Në rast të marrjes së detyrës ai do të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të AKR-së.

Një pjesë e qytetarëve dhe të shoqërisë civile kërkon që z. Behgjet Pacolli të shpall kandidaturën e tij për President…

Gepostet von Naim Murseli am Freitag, 21. August 2020

 

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close