Disa aryse pse duhet të bëhen zgjedhje sipas votuesve të Vetvendosjes!

• Qytetarët e Republikës u deklaruan për ndryshime rrënjësore në Kosovë. Ata me 6 tetor vendosën që opozitën e asokohëshme ta sjellin në pushtet dhe vendosën që atij pushteti t’i prijë VETËVENDOSJE! me Albin Kurtin kryeministër.

• Kosova, prej 3 shkurtit 2020, e pati një qeveri të re dhe të mirë. Ishte hera e parë që një qeveri e nuk varej nga Lista Serbe që dirigjohet direkt nga Beogradi. Qeveria e re po ashtu zvogëloi veten e forcoi shtetin. Me dinjitet në politikën e jashtme dhe me luftën kundër korrupsionit në borde e administratë, me transparencë e mirëmenaxhim, qeveria e Albin Kurtit e fitoi besimin e qytetarëve si asnjë qeveri më përpara. Këtë e kanë vërtetuar dhe matjet e opinionit publik të UNDP-së dhe e shumë matjeve të tjera të mëhershme.

• Kjo qeveri u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars 2020, ku shumica e partitive të vjetra dhe presidenti u bënë bashkë për ta ndalur ndryshimin.

Sipas Kushtetutës, vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje, por një vendim dyshimtë i Gjykatës Kushtetuese, i hapi rrugën një qeverie Hoti e cila për herë të parë do të krijohej pa zgjedhje prej humbësve të zgjedhjeve dhe partive e njerëzve që nuk gëzojnë as mbështetje e as legjitimitet, ndërkohë që kjo qeveri do të ishte qeveri e presidentit që nuk do të ngërthente as 1/3 e mbështetjes qytetare elektorale.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close