Deputeti i VV-së Bajqinovci i ashpër me Lutfi Hazirin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar përsëri se Serbia nuk do të njohë Kosovën shtet të pavarur pa përfituar ndonjë kompromis.

I pyetur se çfarë do të jepte Kosova në këmbim të kësaj, Haziri është përgjigjur shkurt: “Leposaviqin me 17 fshatra serbe. Ashtu siç ishin para shkëmbimit të disa viteve”.

E për këto deklarata të Hazirit, ka reaguar deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Ai në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Haziri po tregon se është në të njëjtën vij me presidentin Thaçi dhe të dy po e konsiderojnë territorin e Kosovës si pronë private të tyre.

“Lutfi Haziri me këto deklarata po tregon se është në të njëjtën vij me presidentin Thaçi dhe të dy po e konsiderojnë territorin e Kosovës si pronë private të tyre. Këto ide janë të rrezikshme dhe cenojnë stabilitetin e popullatës në vend”, tha Bajqinovci.

Ai ka paralajmëruar se çdo prekje e territorit të Kosovës, do të thotë përgatitje për një luftë të re, teksa ka theksuar se populli i Kosovës nuk do ta duronte një padrejtësi të tillë.

“Çdo prekje e territorit të Kosovës, qoftë ai edhe shkëmbim, do të thotë përgatitje për një luftë të re. Populli i Kosovës, nuk do ta duronte edhe një padrejtësi të tillë të madhe, e sidomos kur vije nga politikanët vendas. Shpresojmë që Haziri nuk do ta shfrytëzoj pozicionin e LDK-së në pushtet, për të ndikuar në këtë ide të tij të rrezikshme”, u shpreh Bajqinovci për “Bota sot”.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close